Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Lojtari shqiptar SHOKON Evropën, i jep fund jetës TRAGJIKISHT në moshën 20-vjeçare

Shkruar nga NEWSPORT
Lojtari shqiptar SHOKON Evropën, i jep fund jetës TRAGJIKISHT në
Riccardo Merkuri dhe Albana Kastrioti

Ngjarja e fundit që ka ndodhur në Itali është vërtetë shokuese, ndërsa ka tronditur Evropën jo vetëm në spektrin sportiv. Lojtari me origjinë shqiptare Riccardo Merkuri, pjesë e ekipit ASD Montemilone Pollenza, i ka dhënë fund jetës në moshën 20-vjeçare.

Sipas raportimeve në Itali, Merkuri po darkonte me nënën e tij 53-vjeçare Albana Kastrioti, ndërsa babai dhe i vëllai ishin jashtë. Duket se një sherr i çastit bëri që kjo darkë të kthehej në tragjedi.

Fqinjët raportuan për ulërima, ndërsa njoftuan menjëherë policinë. Në banjën e familjes në fjalë u gjet gruaja pa ndjenja, e mbuluar me gjak. Pas kësaj “skene”, 20-vjeçari i tmerruar, u largua drejt Civitanova Marche.

Ai u hodh në portë, e ku pasi doli për herë të parë, u zhyt sërish, por nuk doli më i gjallë prej aty. Pas 38 orësh kërkim nga polumbarët, u gjend trupi i pajetë. Shkaku i vdekjes kishte të bënte me hipoterminë dhe mbytjen. Lajmi në fjalë ka bërë "zhurmë" edhe te mediumet më në zë si "The Sund".  

Poll

Lexo gjithashtu