Walid Regragui shihet gjithmonë e më larg Marokut, ndonjëse ende nuk ka gjë zyrtare. Gjithsesi tashmë ka nisur puna për një timonieri të ri dhe shumë emra kanë dalë në skenë.
Një prej tyre është edhe Xavi Hernandez, i cili shihet si kandidati i parë që mund të zëvendësojë Regraguin në rast largimi. Ish-timonieri i Barcelonës për shkak edhe të eksperiencës së tij është në “pole-position”.
Sipas “MARCA-s”, Xavi është një emër “ëndrrash” brenda Federatës. Ata e shikojnë si të duhurin për t’i besuar çelësat e ekipit dhe për të udhëhequr Marokun. Gjithsesi ende nuk ka gjëra zyrtare dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në vazhdim.
Siç dihet 46-vjeçari aktualisht është i papunë që prej largimit nga Barcelona në nga qershori i 2024.
