Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Te Çarçani deklaroi se Partizani “nuk e kap Final Four”, Arbër Abilaliaj harron deklaratën dhe reagon pas Egnatias: Forma e ekipit tani, përgjigje për gjithë kritikët

Shkruar nga NEWSPORT
Te Çarçani deklaroi se Partizani “nuk e kap Final
Partizani - Arbër Abilaliaj

Partizani po përjeton formë të jashtëzakonshme në Superiore përgjatë javëve të fundit në Superiore, teksa “dëshmia” më e qartë ishte fitorja e pastër kundër kampionëve të Egnatias, 2 – 0.

Në një “story” të fundit në rrjetet sociale, ka reaguar ish drejtori sportiv i “Demave të Kuq”, fjala është për Arbër Abilaliaj. Ai ka ngritur në “piedesatl” paraqitjen e ekipit të drejtuar nga Oltijon Kërnaja.

“Forma që po tregon sot FK Partizani është përgjigjja më e fortë për të gjithë ata që nxituan të gjykojnë, të sulmojnë dhe të hedhin baltë në momentet e para të vështira. Në fillim u tha çdo gjë e mundshme. U vu në dyshim projekti, u kritikua çdo lëvizje, u paragjykua një grup i ri që sapo po ndërtohej.

Por, harrohet shpesh se një skuadër nuk lind e gatshme – ajo formohet, piqet, kalitet në kohë. Ky ekip kishte nevojë për durim, për besim dhe mbështetje. Në vend të kësaj, disa zgjodhën zhurmën, sulmin dhe negativitetin. Sot fusha po flet ndryshe. Sot loja, karakteri dhe shpirti i garës po tregojnë se puna serioze dhe uniteti janë më të fortë se çdo fjalë e hedhur në erë.

Ky është Partizani që lufton, që rritet nën presion dhe që nuk dorëzohet. Por rruga nuk mbaron këtu. Ka ende shumë për tu bërë, shumë beteja përpara, shumë prova që kërkojnë qetësim dhe bashkim. Urime Partizan!

Vazhdoni me përulësi, me uri për fitore dhe me besim te njëri-tjetri. Vetëm të bashkuar – klub, skuadër dhe tifozë – arrihet madhështia. Suksese në vazhdim”, reagimi i Abilaliajt.

Interesante është se para disa muajësh, protagonisti në fjalë, i ftuar në emisionin “Skaner”, nën moderimin e Gert Çarçanit, mbajti tjetër qëndrim, ndërsa ndër të tjera ishte shprehur: “Nuk e besoj, nuk e besoj se Partizani do kapi Final Four”.   

Te Çarçani deklaroi se Partizani “nuk e kap Final
Reagimi i Arbër Abilaliaj

 

Poll

Lexo gjithashtu