Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E PABESUESHME në Brazil/ Fituan 8-0, skuadra e njohur shkarkon trajnerin

Shkruar nga NEWSPORT
E PABESUESHME në Brazil/ Fituan 8-0, skuadra e njohur shkarkon trajnerin
Filipe Luis

I pabesueshëm është lajmi që vjen nga Brazili. Flamengo ka shkarkuar trajnerin pas fitores 8-0 ndaj Madureira. Duel i vlefshëm për gjysmëfinalen e kthimit të kampionatit Carioca.

Kjo gjë i ka ndodhur Filipe Luis, i cili shkarkohet nga detyra e trajnerit pas këtij suksesi. Por largimi i tij nga klubi ka ardhur për shkak të rezultateve jot ë mira të siguruara në fillim të kampionatit, ku Flamengo ka siguruar 4 pikë në 3 ndeshje dhe ndodhen në vendin e 11-të në kampionat.

“Clube de Regatas do Flamengo informon se nga kjo e martë Filipe Luis nuk do të jetë më në krye të skuadrës. Bashkë me të, edhe Ivan Palanco (zëvendëstrajner) dhe Diogo Linhares (përgatitës fizik) largohen nga klubi. Flamengo e falënderon ish-lojtarin dhe trajnerin Filipe Luis për gjithçka ka bërë gjatë këtij rrugëtimi. Klubi i uron suksese dhe fat në vazhdim të karrierës së tij si profesionist”, shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit brazilian.

Poll

Lexo gjithashtu