“Finalissima” është një nga ndeshjet më interesante që organizohet nga FIFA. Në këtë finale merr pjesë Kampionia e Evropës dhe ajo e Amerikës Latine.
Saktësisht Spanja do të prballet me Argjentinën, duel i pogramuar për në 27 mars në Katar. Kjo përballje është në rrezik për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.
Konflikti në rajon, pas sulmeve amerikane dhe izraelite mbi Iran dhe kundërsulmeve të Iranit kundër vendeve të tjera të Lindjes së Mesme me baza amerikane, detyroi qeverinë e Katarit të pezullojë të gjitha aktivitetet sportive në vend.
Sipas “Sport”, pezullimi i aktiviteteve ka të bëjë edhe me dy ndeshjet që skuadra e Spanjës ka programuar të luajë në Katar, Finalissiman me Argjentinën dhe miqësoren me Egjiptin. Po kështu u pezulluan edhe ndeshjet Arabi Saudite- Egjipt, Katar-Serbi, Serbia-Arabi Saudite dhe Katar-Argjentinë.
Por nuk mbaron me kaq, pasi mësohet se janë pezulluar të gjitha kampionatet kombëtare dhe ndërkombëtare, teksa Fedearata e Futbollit të Katarit ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të vendoset për datat e reja të ndeshjeve, ndërsa nënvizon se gjithçka do të varet edhe nga situata.
Ndërkohë Spanja dhe Argjentina mbeten në pritje për të mësuar se çfarë do të ndodhë me ndeshjet e tyre të programuara për muajin mars. Pasi siç dihet janë të vetme sfida që luhen para Kupës së Botës 2026.
