Amarildo Gjoni
Sulmuesi shqiptar Amarildo Gjoni po demstron “arsenalin” posedues te ekipi polak i Puszcza. Në javën e 23-të të Ligës së Parë të Polonisë kundër Tychy, e fituar 2 – 1, 26-vjeçari shënoi gol “alla Ibrahimovic”.
Ai mori topin në zonë të rrezikshme, i ftoi kohën rivalit dhe me shpinë nga porta kthehet rrufeshëm dhe shënoi gol spektakolar, duke marrë duartrokitjet e tifozëve.
Në 2 ndeshjet e fundit, Gjoni ka 2 gola me Puszcza, tregues se ish-sulmuesi i Elbasanit po përjeton moment fantastik, pas transferimit prej Sheriff Tiraspol i Moldavisë. Kartoni bomberit nga Malësia e Madhe ka shkuar në 350 mijë euro sipas “Transfermarkt”.
Poll
