Lorent Tolaj
Sulmuesi shqiptar Lorent Tolaj po zhvillon sezon mbreslënëse te Plymouth në ligën e 3-të për nga rëndësia në Angli. Bomberi 24-vjeçar gjatë këtij sezoni ka shënuar 18 gola në 32 ndeshje.
Forma e mirë prej shqiptarit nuk ka kaluar pa u vënë re prej ekipeve të rëndësishme. Një ndër ta janë edhe gjigantët e Skocisë, fjala është për Celtic.
Nëse kalimi do të ndodh në të ardhmen, për Tolajn do të rezultonte mundësia e jetës për të bërë “zhurmë” në një klub elitar të futbollit në kontinentin e vjetër.
Ndonëse lojtari në fjalë po bën mjaft mirë te Plymouth, trajneri i Shqipërisë Sylvinho, nuk ka pasur në asnjë rast interesim konkret për 24-vjeçarin.
Poll
