Kristjan Asllani
Kocaelispor dhe Besiktas do të përballen sot në kuadër të javës së 24-t të Superligës turke. Sfida që do të zhvillohet në “Yıldız Entegre Kocaeli Stadium”, do të nisë në orën 14:00.
Tashmë dy trajnerët kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë prej minutës së parë. Bie në sy, që trajneri i Besiktas, Sergen Yalcin i ka besuar Kristjan Asllanit fanellën e titullarit.
Ndërkohë që vlen të theksohet, se shqiptari tjetër, sulmuesi i Kosovës Milot Rashica, do ta nisë këtë sfidë nga stoli.
FORMACIONET ZYRTARE:
Poll
