Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Katari në rrezik, zbulon dy opsionet se ku mund të zhvillohet “Finalissima” mes Spanjës dhe Argjentinës

Shkruar nga NEWSPORT
Katari në rrezik, zbulon dy opsionet se ku mund të zhvillohet
Lionel Messi - Lamine Yamal

Situata në Lindjen e Mesme vazhdon të jetë mjaft krtike dhe tensionet politike sa vijnë e shtohen. Kjo situatë ka alarmuar botën e futbollit.

Organizatorët e Finalissimas, CONMEBOL dhe UEFA, po ndjekin me shqetësim zhvillimet në Katar, pasi raketat e lëshuara nga Irani kanë fluturuar mbi hapësirën ajrore të Katarit në orët e para të mëngjesit.

Për këtë arsye, po shqyrtohen alternativa të tjera për zhvillimin e Finalissimas, pasi kërkohet që kjo përballje të luhet. Dy qytetet që aktualisht konsiderohen me më shumë gjasa për të zëvendësuar Katarin janë Londra dhe Miami.

Londra ka avantazhin e afërsisë dhe sigurisë. Anglia konsiderohet një vend i qëndrueshëm nga pikëpamja e sigurisë dhe shumica e lojtarëve të Argjentinës dhe Spanjës aktivizohen në Evropë. Nga ana tjetër, Miami është një destinacion me përvojë në organizimin e eventeve madhore.

 

Poll

Lexo gjithashtu