Lionel Messi ishte “heroi” i Inter Miamit në fitoren 4-2 ndaj Orlando në MLS. Argjentinasi arriti të shënonte dopietë për të ndihmuar kështu të tijtë të siguronin këtë 3 pikësh.
Një nga dy golat e shënuar erdhi nga goditjet e dënimit. Pikërisht ky gol e bën atë futbollistin e 4-të në historinë e futbollit që arrin të shënojë më shumë gola nga goditjet e lira.
“Pleshti” ka shënuar 70 gola nga goditjet e dënimit në gjithë karrierën e tij. Tre brazilianë janë përpara argjentinasit. I treti është Juninho me 72 gola nga goditjet e dënimit, i dyti është Roberto Dinamita me 75, ndërsa i pari është Marcelino Carioca me 78.
Tashmë ish-it të Barçës i duhen edhe 9 gola deri në fundin e karrierës për të dalë në “podium” dhe për të qenë futbollisti i vetëm me më shumë gola të tillë.
View this post on Instagram
