Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

F1/ Rosberg, kampion dhe jashtë piste, zbulon të ardhmen dhe planet që ka për fëmijët e sëmurë: Jeta nuk është vetëm tituj

Shkruar nga NEWSPORT
F1/ Rosberg, kampion dhe jashtë piste, zbulon të ardhmen dhe planet

Kampioni i Formula 1 Nico Rosberg, ka vendosur që të ndihmojë fëmijët e sëmurë. Vetëm pak muaj më parë ai ka marrë vendimin e madh, të lërë pistën dhe t'i përkushtohet familjes së tij. Gjatë kësaj kohe ai do të ofrojë ndihmë edhe për fëmijët që vuajnë nga sëmundje të ndryshme.

Tani që Rosberg është i lirë nga impenjimet me Formula 1, ka vendosur që të ofrojë të gjitha energjitë e tij për fëmijët e sëmurë. Ai ka qenë pjesëmarrës në Forumin Botëror të Ekonomisë në Davos, Zvicër, ku ka shpalosur dhe planet e tij për të ardhmen. "Ajo që dua unë të bëj pas largimit tim nga Formula 1 është të ofrojë ndihmën time për të gjithë ata që janë në nevojë. Unë do të shkoj në Gjermani dhe do të vizitoj të gjithë fëmijët e sëmurë, do të kaloj shumë kohë me ta. Ne jemi shpresë për ta ka thënë Rosberg.

Ai flet dhe për largimin nga sporti që ai ka pasur si profesion, nga ku ka marrë shumë herë titullin kampion, por duke e lidhur lënien e këtij sporti për t'iu përkushtuar familjes, "Jeta ofron shumë më shumë mundësi sesa për tu bërë Kampion Bote. Mendoj se ishte vendimi i duhur. Në të njëjtën kohë e kam bërë këtë zgjedhje për të qëndruar më shumë me familjen dhe miqtë e mi. Tani jam i lirë të bëj diçka tjetër, të tregoj se jeta nuk është vetëm tituj", ka përfunduar kampioni i Formula 1.

Tags:

FORMULA 1

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga