Skuderia e Ferrarit zhvilloi paraqitje pozitive në garën hapëse të Formula 1, cirkuiti i “Melbourne” në Australi. Charles Leclerc e mbylli në vendin e 3-të, pas Russell dhe Antonelli, kurse Hamilton një shkallë më poshtë (pozita e 4-të), ndonëse u “tradhtuan” nga problemet e makinës dhe strategjia e skuadrës, pasi mund të kishin bërë më mirë.
Megjithatë, si Leclerc, ashtu edhe Hamilton, janë optimist për të korrur sukses këtë seozn dhe të rikthejnë pas shumë vitesh titullin te “kokëkuqja”. “Është ende herët të themi nëse do të jemi pretendentë për titullin për pilotë apo konstruktorë.
Mendoj se do ta kemi të vështirë të mposhtim Mercedes këtë fundjavë. Është edhe McLaren në garë dhe po kështu edhe Red Bull. Ne duhet të bëjmë punën tonë dhe të nxjerrim maksimumin nga makina që kemi”, tha Lewis Hamilton.
Nuk mungoi as reagimi i monegaskut Charles Leclerc: “Ky vit i Ferrarit…shpresoj! Merdeces është pak para ndesh, por besoj se do ta arrijmë”. Këtë fundjavë do të mbahet gara e dytë, kësaj radhe në cirkuitin e Shanghai në Kinë.
