Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

Kimi Antonelli dhuron spektakël në kualifikueset e Belgjikës, pilotin italian e ndjek 4 herë kampioni i botës

Shkruar nga NEWSPORT
Kimi Antonelli dhuron spektakël në kualifikueset e Belgjikës,
Piloti i Mercedes Kimi Antonelli

Kimi Antonelli do të niset nga “pole position” në Çmimin e Madh të Belgjikës, gara e dhjetë e Kampionatit Botëror të Formula 1 për sezonin 2026.

Piloti i Mercedes realizoj xhiron më të shpejtë të pistës së Spa, kronometri i tij u ndal në 1:44.361. Pas tij u rendit 4 herë kampioni i botës Max Verstappen që ishte 0.317 sekonda më i ngadaltë.

Në vendin e tretë u rendit kampioni i botës në fuqi Lando Norris, por britaniku nuk do të niset nga vija e dytë e startit përshkak të një penalitetti të marrë gjatë javës me 10 pozicione dhe kështu do të niset në vendin e 13-të.

Vendin e tij do ta zërë piloti tjetër i Mercedes George Russell, i cili ndiqet nga dy makinat Ferrari respektivisht me Charles Leclerc në pozicionin e katërt dhe Lewis Hamilton në të pestin.

Poll

Lexo gjithashtu