Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Dy mesfushorët FRIKËSOJNË ekipin, mungesa të rëndësishme para Poloni – Shqipëri (SITUATA)

Shkruar nga NEWSPORT
Dy mesfushorët FRIKËSOJNË ekipin, mungesa të
Poloni - Shqipëri

Polonia vazhdon përgatitjet për ndeshjen e nesërme përballë Shqipërisë, në kuadër të “play-off” të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në Varshavë, do të nisë prej orës 20:45.

Por një lajm shqetësuar për polakët po aludohet së fundmi. Në seancën stërvitore të së martës, dy mesfushorët Jakub Moder dhe Piotr Zielinski, nuk janë stërvitur me pjesën tjetër të ekipit.

Mungesa e këtij të fundit frikëson më shumë kampin e Polonisë, duke ditur formën e mirë që po kalon te Inter dhe cilësitë e tij. Megjithatë, nuk përjashtohet një surprizë e minutave të fundit, ku të dy futbollistët të jenë të gatshëm.

Deri më tani, mungesa e tyre në stërvitje është një lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare. Pa dy “armë” të tilla në mesfushë, Shqipëria do ta ketë ndoshta më të lehtë të dalë në lojën e saj.

Poll

Lexo gjithashtu