Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

Provat e lira/ Zhgënjen kampioni anglez, nuk bind as Max Verstappen! Sezoni i ri nis me surpriza në Formula 1

Shkruar nga NEWSPORT
Provat e lira/ Zhgënjen kampioni anglez, nuk bind as Max Verstappen! Sezoni
"McLaren" i drejtuar nga Oscar Piastri

Ditën e sotme janë zhvilluar dy sesionet e provave të lira në Formula 1, pista e “Melbourne” në Australi. Më i shpejti rezultoi vendasi Oscar Piastri me kohën 1 minutën, 19 sekonda e 729 të qintat.

Treshen e para e plotësuan dy pilotët e skuderisë “Mercedes”, respektivisht Kim Antonelli dhe George Rusull. Më pas u renditën dyshja e “Ferrarit” me Lewis Hamilton e Leclerc.

Kampioni në fuqi Lando Norris, nuk shkoi më shumë se pozicioni i 7-të, disi më mirë bëri Max Verstappen (6-të), ndonëse ende larg pritshmërive.

Provat zyrtare do të mbahen nesër në orën 06:00 të mëngjesit, me orën lokale të Shqipërisë, kurse gara të dielën (05:00). Cirkuiti i “Melbourne” do i jap “dritën jeshile” sezonit 2026-të, aty ku lista e favoritëve është e zgjeruar.        

Poll

Lexo gjithashtu