Bota e sportit italian, së fundmi është bërë “rrëmujë” nga deklaratat e befasishme të ish-presidentit historik të Ferrarit, Luca Cordero di Montezemolo.
Ky i fundit në një intervistë të dhënë për “Quotidiano Nazionale”, nuk ka kursyer aspak ironitë dhe kritikat “Kokëkuqes” së Maranllo-s dhe momente të cilat po kalon skuadra në Formula 1.
Intervista e cila nuk la pa ngacmuar edhe pritshmëritë e Superkupës së Italisë, mori një reagim shumë "thumbues" nga Cordero di Montezemol.
I cili ka thënë se me gjendjen e tanishme më shpejt Bologna merr titullin kampione se sa Maranllo. Duke lënë të kuptohet qartë zhgënjimin e tij të thellë për situatën aktuale të Ferrarit.
“Me ajrin që po fryn në Maranello, më shpejt e fiton Bologna titullin”, ka thënë ai.
Fjalët e Montezemolos "peshojnë" shumë, duke qenë se ai është një nga figurat më të suksesshme në historinë e Ferrarit, njeriu që e ka udhëhequr ekipin në periudhën e "artë" të Michael Schumacher-it dhe dominimit absolut në Formula 1.
Pikërisht për këtë arsye, kritika e tij nuk është thjesht një shaka, por një sinjal alarmi për drejtimin sportiv dhe organizativ të skuadrës. Aktualisht Ferrari ka 2 pilotët më në "zë" të momentit si Charles Leclerc dhe legjendari Lewis Hamilton.
Prej vitesh, Ferrari me dy vazhdon të premtojë një rikthim në majë, por pa arritur të konkretizojë objektivin madhor: titullin botëror. Gabimet strategjike, mungesa e vazhdimësisë dhe pritshmëritë e larta të tifozëve e kanë rënduar edhe më shumë klimën rreth Maranellos.
