Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

Konsiderohet “mbreti” i Formula 1, Ferrari MESAZH legjendës Michael Schumacher

Shkruar nga NEWSPORT
Konsiderohet “mbreti” i Formula 1, Ferrari MESAZH legjendës
Michael Schumacher

Data 3 janar, shënon dhe ditëlindjen e një prej figurave më legjendare të Formula 1, atë të Michael Schumacher. Ferrari nuk ka harruar që të i kushtojë momentin që meeriton ditëlindjes së ikonës së sportit të garave. Skuadra nga Maranello i ka uruar ditëlindjen Michael Schumacher-it, që sot mbush 57 vjeç.

 “Sot lindi një legjendë. Shumë urime Michael Schumacher”, shkruhet në postimin e publikuar nga Ferrari në rrjetin social "Instagram". Një urim i thjeshtë për një pilot që ka shënuar një epokë të tërë të sportit automobilistik.

Rikujtojmë se Schumacher është 7 herë kampion bote dhe emri i tij është i lidhur ngushtë me sukseset më të mëdha të Ferrarit, sidomos në fillim të viteve 2000, kur dominimi i tij në pistë e ktheu “Kokëkuqen” në skuadrën më të frikshme të kampionatit.

Por asgjë nuk është si dikur, pas aksidentit me ski në alpet franceze në fund të dhjetorit të 2013, ku përfundoi në gjendje të rënduar shëndetësore, në koma. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Scuderia Ferrari HP (@scuderiaferrari)

Urimet nuk kanë munguar as nga bota e Formulës 1. Ata kanë postuar një fotot në rrjetin social “Facebook”, të cilin e kanë shoqëruar edhe me shkrimin: Shumë urime dhe gëzuar ditëlindjen Michael Schumacher!

 

Poll

Lexo gjithashtu