Jeta e Michael Schumacher ishte në “fije të perit” 12 vite më parë. Aksidenti i frikshëm që pësoi me ski, i shkaktoi shumë dëmtime të rënda në tru, teksa tashmë ka përmirësime të gjendjes së tij shëndetësore.
Schumacher ka qëndruar vetëm i shtrirë në krevat. Sipas “The SUN” tashmë bëhet me dije se pas 12 vitesh qëndrimi në krevat, mund të qëndrojë i ulur në një karrocë me rrota. Gruaja e tij dhe një grup mjekës të specializuar vazhdojnë të kujdesen për të, teksa 7 herë kampioni i botës arrin të kuptojë pak nga gjërat që ndodhin rreth tij.
Legjenda e Formula 1 siç dihet ka bërë disa operacione shumë të vështira në tru, të cilat kanë zgjatur me orë të tëra. Pas 8 muajsh që qëndroi në koma, ia doli të dilte nga spitali në 2014 dhe të qëndronte në shtëpinë e tij, ku bashkëshortja Corinna ka qëndruar gjithë kohës me të.
