Në prag të sezonit të ri në Formula 1, 7 herë kampioni Lewis Hamilton do kërkojë të fitojë titullin e 8-të, çka do e bënte më të sukseshmin në këtë sport.
Anglezi është pronocuar për “Corriere della Sera", ndërsa nuk pranohen më justifikimet te skuderia e “Ferrarit” dhe tifozët, pas edicionit të dobët në vitin që lamë pas:
“Vetëm dy persona në botë drejtojnë një Ferrari në F.1 dhe unë jam mes tyre. Është e pabesueshme empatia e tifozëve në ditë të mira dhe të vështira. Nuk u premtojmë asgjë, mjafton të bësh një xhiro këtu brenda në Maranello për të parë punën e jashtëzakonshme të çdo personi.
Prej 14 muajsh punoj për makinën e 2026-ës me inxhinierët. Në krahasim me makinën e mëparshme, që e gjeta të projektuar dhe vërtetë pak mund të ndryshoja, te kjo makinë ka pak nga AND-ja ime. Jam entuziast.
Raporti me Leclerc? Unë nuk dua që tifozët të ndahen, duam të fitojmë të dy. Skuadra është e para. Charles është një pilot fenomenal. Pas asaj që kemi kaluar vitin e kaluar, mund të përballojmë çdo situatë.
Ferrari ka gjithçka për të fituar, duhet të çojmë në fund punën tonë bashkë me tifozët. Është më e thjeshtë ta thuash se sa ta bësh, por kam ardhur te Ferrari, sepse besoj”.
