Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

Prapaskenat e “errëta” të Formula 1, Perez “hap zemrën”: Të punoje me Max Verstappen ishte një ferr i vërtetë

Shkruar nga NEWSPORT
Prapaskenat e “errëta” të Formula 1, Perez “hap
Sergio Perez

Sergio Perez, i cili këtë vit rikthehet në Formula 1 me skuadrën debutuese Cadillac, ka folur sërish për përvojën e tij të vështirë te Red Bull. Një rikthim pas një viti larg timonit, por sidomos pas katër sezonesh te Red Bulli, ku jetoi rolin e vështirë të “numrit dy” pas Max Verstappen.

E sa i takon kohës së kaluar atje piloti ka treguar se ka ndjerë një presion të madh, gjë për të cilën e ka ndjekur edhe me seanca intensive në piskolog. Sipas tij tensioni i marrë nga situatat aty nuk mund të përballohej lehtë.

 “Seancat me psikologun kishin arritur të më kushtonin 6.000 sterlina secila. Ishte një situatë shumë e vështirë për t’u përballuar. Vetëm ata që janë jashtëzakonisht të fortë mendërisht mund të rezistojnë në kushte të tilla”, ka thënë piloti.

E në vijëmësinë e tregimit të eksperincës së tij dhe prapaskenat e garave, Perez u ndal edhe tek marrëdhënia e tij me yllin Max Verstappen. Për të cilin ai shprehet se çdo lloj gjëje ishte bërë sipas dëshirave dhe “tekave” të Verstappen, duke theksuar kështu edhe përshtatjen e makinës sipas kërkesave të yllit tjetër. Ndër të tjera la të nënkuptohet se konkurrenca me Max ishte “hall më vete”, sido që të ishin situatat.

“Ishte një ferr i vërtetë, ndoshta roli më i keq që mund të të ndodhë në Formula 1. Në takimin tonë të parë, Horner ma shpjegoi hapur se makina ishte ndërtuar sipas nevojave të Maksit dhe se Red Bullit përdorte dy makina vetëm sepse rregullorja e kërkonte.Të ishe më i shpejtë se Maksi ishte problem. Të ishe më i ngadalshëm ishte edhe më keq. Gjithçka ishte problem, dhe kur fitoja unë, atmosfera bëhej jashtëzakonisht e tensionuar”, ka thënë Perez.

Poll

Lexo gjithashtu