Audi ka zbuluar makinën e saj të parë të Formula 1 në një event mahnitës prezantimi në Kraftwerk Berlin. Prodhuesi gjerman, i cili njoftoi për herë të parë qëllimin e tij për të hyrë në F1 në gusht 2022, do të debutojë në Grand Prix në Australi.
Audi zgjodhi ta shënonte mbërritjen e tyre si një ekip i plotë i Formula 1 me një ngjarje spektakolare në në “zemër” të kryeqytetit gjerman.
Stili i prezantimit ishte në linjë me atë të Red Bull dhe Racing Bulls, të cilët javën e kaluar në Detroit prezantuan makinat e tyre, duke nderuar partneritetin e ri me Ford.
R26 mori vëmendjen me dizajnin e ri, ku ngjyra tradicionale gri në të argjendtë u zëvendësua nga kombinimi i të kuqes, zezës dhe logove të mëdha me katër unaza përgjatë kapakut të motorit dhe pjesës së pasme.
Drejtorit ekzekutiv të Audi-t, Gernot Dollner iu bashkua dhe drejtori i projektit Audi F1, Mattia Binotto i cili është shprehur se vendimi për të hyrë në F1 sëbashku është vlera më e madhe e tyre.
“Vendimi strategjik për të hyrë në Formula 1 si një ekip i plotë pune është aseti ynë më i madh”, u shpreh Mattia Binotto.
Ndërsa në prezantim u paraqitën edhe pilotët zyrtarë të ekipit për sezonin 2026, Nico Hulkenberg dhe Gabriel Bortoleto.
