Mëngjesin e sotëm janë zhvilluara provat zyrtare në cirkuitin e Shanghait (Kinë), Formula 1. Surpriza e madhe rezultoi piltoi i Merdeces Kimi Antonelli, duke u renditur i pari më kohën 1 minutë, 32 sekonda e 64 të qindat.
Marrë në konsideratë moshën, vetëm 19 vjeç, italiani shkruan emrin e tij në librin e historiës së këtij sporti, si piloti më i ri që fiton “pole position”.
Kjo e dhënë nuk ishte arritur kurrë më parë, madje as nga legjenda të së shkuarës apo të tashme, fjala është për Michael Schumacher e Leëis Hamilton.
Në sesionin e 3-të dhe final të provave zyrtare, vendin e 2-të i takoi shokut të skuadrës George Russull, për të vijuar me Hamilton e Leclerc.
Max Verstappen nuk shkoi më shumë se pozita e 8-të, ndërsa kampioni në fuqi Lando Norris, bëri disi më mirë, i 6-të. Gara do të zhvillohet nesër në orën 08:00 të mëngjesit, e dyta për këtë sezon.
