Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Është afër akordit me skuadrën turke, por Jackson nuk e braktis Egnatian

Shkruar nga NEWSPORT
Është afër akordit me skuadrën turke, por Jackson nuk e

Egnatia është padiksutim një nga surprizat e këtij sezonin  në Superiore. Rrogozhinasit për herë të parë në histori ia dolën të fitojnë trofeun e Kupës së  Shqipërisë, ndërsa siguruan pjesmarrjen në Europë nga vendi i tretë në kampionat.

Por jo vetëm kaq, pasi në gjirin e rrogozhinasve arritën të marrin vëmendje disa lojtarë që udhëhoqën skuadrën drejt sukseseve. E sigurisht në të tilla kushte përfitimet janë të mëdha si për lojtarët ashtu edhe për drejtusit. Pikërisht paraqitja pozitive e disa futbollistëve ka bërë që disa skuadra të vihen pas tyre.

Jackson ëhstë njëri rej lojtarëve që mund të largohet nga Rrogozhina në këtë merkato vere, pasi kapiteni është shumë afër arritjes së akordit me një skuadër turke. Duke qenë ne negociata e sipër, Jackson ka vendosur të jetë pjesë e Egnatias në ndeshjen e “historisë” dhe të udhëheqë “anijen” drejt një tjetër suksesi. Braziliani do të jetë në fushë ndaj Ararat, edhe pse klubi turk ka bërë gati kontratën për të.

Kujtojmë se Egnatia do të luajë në transfertën armene ndaj Ararat Armenia ditë e enjte duke nisur që nga ora 17:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga