Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Erzeni ka qenë kundërshtari më i fortë në 3 ndeshjet e fundit", Angelo Tafas: Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë

Shkruar nga NEWSPORT
"Erzeni ka qenë kundërshtari më i fortë në 3

Kukësi fitoi me përmbysje ndeshjen përballë Erzenit, në kuadër të javës së 7-të të Superiores. Ekipi verilindor mposhti 2-1 shijakasit.

Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, foli portieri dhe njëkohësisht kapiteni i Kukësit, Angelo Tafas.

“Ndihemi shumë të lumtur pasi Erzeni ka qenë kundërshtari më i fortë në 3 ndeshjet e fundit. Me këtë përmbysje treguam karakter. Jam shumë optimist, por duhet të vazhdojmë punën që të përmirësohemi më shumë. Pjesa e parë më la një shije të keqe. Kemi patur shumë gabime, por po punojmë për këtë”, u shpreh kapiteni i Kukësit.

-Kishte ndonjë fjalim nga ju në pushim të ndeshjes?

“Gjithmonë ka fjalim në pushim. Rezultati u dha në fushë dhe dua të përgëzoj çunat që dhanë maksimumin dhe morëm këtë rezultat pozitiv”, u përgjigj gardiani i verilindorëve.

-A mund të marrë Kukësi rezultat pozitiv me çdo kundërshtar?

“Duke parë këtë sezon, duke qenë dhe fati pakëz me ne, mendoj se mund të marrim rezultat pozitiv”, shtoi më tej portieri.

-Mendoni se Kukësi do të dalë në 4 më të mirat?

“Të gjithë ekipet kur fitojnë dalin pas ndeshje dhe thonë që janë për Final Four, por ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë”, e mbylli fjalën e tij Angelos Tafas.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga