Ernest Gjoka është një nga emrat që po përflitet shumë ditët e fundit se do të marrë në dorë “frenat” e skuadrës së Erzenit. Por diçka e tillë nuk do të ndodhë.
Në një prononcim për “Newsport.al” ish-trajneri i Kukësit që shpalli kampion verilindorët ka vendosur se cila është e ardhmja e tij. Gjoka ka refuzuar mundësinë e drejtimit të shijakasve, teksa i ka thënë “Jo” ofertës së tyre.
“Mesa di unë për veten kam një javë që i kam thënë jo Erzenit”, ka theksuar shkurtimisht timonieri kampion.
Poll