Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Presidenti i Lazios "lëshon gojën" para gazetarëve, Lotito e ka me të tijët: Kur këta lojtarë dalin në fushë, e bëjnë në br*kë

Shkruar nga NEWSPORT
Presidenti i Lazios "lëshon gojën" para gazetarëve,
Claudio Lotito

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka shpërthyer ashpër ndaj të gjithëve. Ai ka folur para gazetarëve për ndodhitë e fundit të ekipit. Kritikat e numrit “një” të klubit kryeqytetas ishi të ashpra ndaj të tijëve

Tifozët shohin vetëm të tashmen, dëshirojnë që klubi veç të fitojë dhe i kuptoj ata. Por tifozi duhet të bëjë tifo, ndërsa unë bëj presidentin dhe dua ta bëj Lazion të pavdekshëm. Duhet të mbroj historinë e klubit, nuk mund ta bëj të falimentojë”, u shpreh Lotito.

Presidenti u ndal edhe tek finalja e kupës me Interin, ku u shpreh se ikipi i tij bëri gjithë lojën por duke mos arritur te fitorja. Në fund ai kishte dhe një koment për lojtarët e tij, se kur ata dalin në fushë e bëjnë në “brekë”.

"Të lush pa tifozë nuk është e njëjta gjë, por edhe me tifozët nuk ndryshoi asgjë. Me Interin humbëm 2-0, një autogol dhe një to që ua dhamë ne. Pastaj humbëm tre gola para portës. Çfarë bëri Interi për të fituar? Bëmë gjithçka ne! Nëse lojtarët do të kishin ato që kam unë, do të kishte mbaruar ndeshja, nuk do kishte histori. Problemi është se ku dalin në fushë, e bëjnë në brekë”, mbylli fjalën e tij presidenti i Lazios.

Poll

Lexo gjithashtu