Inter-Verona
Inter dhe Verona kanë barazuar ditën e sotme në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “San Siro” të Milanos, përfundoi me shifrat 1-1.
Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 47-të, falë një autogoli të shënuar nga Edmundsson. Në krahun tjetër, Verona e gjeti golin e barazimit në fundin e ndeshjes, më saktë në minutën e 91-të me anë të Bowie.
Kështu, kampionët zikaltër mbeten në vendin e parë me 86 pikë. Në krahun tjetër, të rënë zyrtarisht në Serie B, Verona mbetet në vendin e parafundit, pra në të 19-tin me 21 pikë.
Autogoli e Edmundsson (Inter 1-0 Verona)
Goli i Bowie (Inter 1-1 Verona)
Poll
