Kampionati italian vjen me një axhendë të ngjeshur ditën e sotme, aty ku do të luhen plot 10 ndeshje. Vëmendjen kryesore pritet ta “lufta” për një vend në zonën Champions, pasi në lojë janë plot 4 skuadra.
Roma do të përballet me Lazion në derbin e kryeqytetit, ndërsa Milani udhëton në transfertën delikate të Genoas. Po ashtu, edhe Como pret në shtëpi Parmën, teksa Juventusi sfidon Fiorentinën. Në anën tjetër, Napoli që ka “likuiduar” vendin e dytë do të luajë përballë Pisas. Këto duele do të startojë në mesditë prej orës 12:00.
Sakaq, Interi me statusin e kampionit do të presë Veronën, në takimin që do të luhet në orën 15:00, teksa tre orë më vonë Atalanta e Gjimshitit “mat forcat” me Bolognan.
Mbrëmja i takon 3 përballjeve të mbetura të cilat do të luhen në orën 20:45, aty ku Lecce e Ramadanit do të tentojë t’i shpëtojë “kurthit” të rënies nga kategoria në transfertë përballë Sassuolos, ndërsa Cagliari pret në shtëpi Torinon e Ismajlit. Ndeshja që mbyll këtë javë të parafundit në Serie A është ajo mes Udineses dhe Cremoneses.
