Skuadra e Juventusi “la nam” në humbjen kundër Fiorentinës, ndeshje e vlefshme për javën e 37-të në Serie A. “Zonja e Vjetër” u mposht 0 – 2 nga “vjollcët”, e ku “dhemb” shumë për zonën Champions.
Edhe pse dueli u zhvillua në “Allianz Stadium” të Torinos, bardhezinjtë nuk treguan praktikisht asgjë në fushën e blertë. Në një video të fundit, e cila po qarkullon masivisht në rrjetet sociale, vështrohet kapiteni Manuel Locatelli tej mase i tensionuar ndaj sulmuesit serb Dusan Vlahovic.
Pamjet tregojnë qartë pakënaqësin dhe revoltën e Locatellit kundër Vlahovic, ndërsa nuk munguan as gjestet e këtij të fundit. Ka mbetur edhe një javë deri në mbylljet e sezonit, e ku zona Champion nuk është me në dorën e Juventusit, aktualisht vendi i 6-të me 68 pikë, 2 pikë më pak nga Roma, pozita e 4-të.
View this post on Instagram
