Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Roma “dominon” derbin e kryeqytetit mes spektaklit dhe kartonëve të kuq, Milan dhe Napoli bëjnë “detyrat” në transfertë! Juventusi turpërohet në shtëpi

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Roma “dominon” derbin e kryeqytetit mes spektaklit dhe
Roma

Kanë përfunduar 5 ndeshjet e para të javës së 36-të të Serie A. Roma ka dalë fitues i derbit të kryeqytetit në sfidën përballë Lazios, mbyllur me rezultatin 2-0. Dopieta e mbrojtësit Mancini mjaftoi që romakët të shkojnë në kuotën e 70 pikëve, duke rritur shanset e kualifikimit në Champions.

Fitore kanë marrë dhe Napoli dhe Milani në transfertë, përballë Pisas (0-3) dhe respektivisht Genoas (1-2). Golat për napoletanët i shënuan McTominay, Rrahmani dhe Hojlund dhe me këtë rezultat ata përforcojnë pozitat në vendin e dytë pas Interit duke shkuar në kuotën e 73 pikëve. Në anën tjetër, për kuqezinjtë menduan Nkunku me 11-metërsh dhe Athekame, duke i katapultuar në vendin e tretë me 70 pikë.

Rezultat surprizë është regjistruar në sfidën mes Juventusit dhe Fiorentinës. Bardhezinjtë janë mposhtur në shtëpi me rezultatin 0-2 nga vjollcët që shënuan përmes Ndour dhe Mandragorës, duke humbur edhe matematikisht mundësinë për një kualifikim në Champions League sezonin e ardhshëm.

Po ashtu edhe Como mbetet në vendin e 5-të të renditjes pasi mposhti Parmën 1-0 falë golit të Morenos. Për shkak të rezultateve paralel skuadra e Cesc Fabregas ka dhe një shpresë të fundit, së paku momentalisht pasi i duhet të presin ndeshjen finale të kampionatit. 

Roma 2-0 Lazio (Mancini 40', 66')

Goli i Mancinit (Roma 1-0 Lazio)

 

Goli i Mancinit (Roma 2-0 Lazio)

Como 1-0 Parma (Moreno 58')

Genoa 1-2 Milan (Vasquez 86'/ Nkunku 48', Athekame 86')

Goli i Nkunku (Genoa 0-1 Milan)

Goli i Athekame (Genoa 0-2 Milan)

Juventus 0-2 Fiorentina (Ndour 34', Mandragora 83')

Goli i Ndour (Juventus 0-1 Fiorentina)

Pisa 0-3 Napoli (McTominay 21', Rrahmani 27', Hojlund 90'+2) 

Goli i McTominay (Pisa 0-1 Napoli)

Goli i Rrahmanit (Pisa 0-2 Napoli)

 

Poll

Lexo gjithashtu