Sipas gazetarit të mirënjohur sportiv Fabrizio Romano, klubi i Interit ka rënë dakord me trajnerin Cristian Chivu për rinovimin e kontratës deri në qershor të vitit 2028-të, plus me një vit shtesë, opsionale.
Fillimisht, 45-vjeçari rumun kishte kontratë me zikaltërit deri në verën e vitit 2027-të, por dopieta me triumfin në Serie A dhe Kupën e Italisë, ka bindur bordin e Interit për të vijuar bashkëpunimin. Po ashtu, pritet të ketë rritje të pagës për ballkanasin, ndonëse nuk jepen detaje konkrete.
Chivu e mori drejtimin e klubit nga Milano në verën e këtij sezoni, ndërsa po zhvillon punë mbreslënëse, pavarësisht se është detyra e parë në të tilla nivele kaq elitare.
Në 57 sfida në pankinën e Interit, protagonisti në fjalë numëron 38 fitore, 7 barazime dhe 12 humbje, e përkthyer me mesataren 2.12 pikë për ndeshje.
View this post on Instagram
