Pas mbylljes së këtij sezoni në Serie A, pitet që klubi i Milanit të ketë revolucion në planin drejtues, aty ku përjashtohet as largimi i trajnerit Max Allegri.
Sipas gazetarit të mirënjohur Gianluca Di Marzio, Igli Tare ndodhet në “listën e zezë” të “spastrimve”. Legjenda e Kombëtares mban pozitën e drejtorit sportiv, por duket se aventuar do përfundojë shumë herët. Për këtë detyrë, është identifikuar edhe emër konkret, i cili mund të jetë pasues i Tares.
Mund të tingëllojë e çuditshme, ama është e vertetë, Viktor Bezhani. Shqiptari mban të njëjtin profil te Toulouse në Francë dhe po bën mirë atje, duke dhënë indice se mund të jetë “arkitekti” i ringritjes së Milanit.
Interesante është pronarët e “RedBird”, kanë në zotërim jo vetëm Milanin, por edhe Toulouse, e ku operacioni mund të mbyllet shumë lehtë.
