
Dilaver Duka është lojtari i fundit që është zyrtarizuar në klubin e Partizanit. Mesfushori iu bashkua të kuqve gjatë fazës përgatitore në Antalia të Turqisë. Pasi bindi me aftësitë e tij, 29-vjeçari hodhi të "zezën mbi të bardhë" duke u bërë zyrtarisht lojtar i 15-herë kampionëve të Shqipërisë.
Ai nënshkroi një kontratë që e lidh me të kuqtë për gjysmën e mbetur të sezonit, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër, nga e cila do të përfitojë 6 mijë euro në muaj. Kësisoj mesfushori bëhet një nga lojtarët më të paguar të ekipit të kuq.
Kujtojmë që më parë ai ishte pjesë e Motoën-ës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Poll