
Dje, Roma luajti kundër Liverpool, ndeshje që përfundoi me rezultatin 4-2 në favor të ekipit italian, por që kualifikoi miqtë për shkak të fitores 5-2 në takimin e parë. Në këtë sfidë kanë pasur fatin të jenë të pranishëm 20 fituesit e shorteut të Heineken në Shqipëri, të cilët ndoqën LIVE në stadiumin "Olimpico" ndeshjen e kthimit të gjysmë-finales të UEFA Champions League, Roma-Liverpool.
Fituesit patën fatin të ndodheshin mes 80 mijë tifozëve të tjerë të futbollit, dhe të shijonin duelin midis këtyre skuadrave. Falë biletës së fituar në shorteun e organizuar nga Heineken, fituesit patën mundësinë të përjetojnë nga afër emocione të papërsëritëshme nga yjet e futbollit si Edin Dzeko, Mohamed Salah, etj.
Atmosfera e mrekullueshme në stadiumin madhështor të Romës, eksperienca e të përjetuarit LIVE ndeshjen e dy ekipeve të mëdha si ato të Romës edhe të Liverpoolit, ka qenë me të vërtetë unike për fatlumët e shorteut. Fituesit, përveç kësaj eksperience të paharrueshme, patën mundësinë të vizitojnë vendet më të njohura turistike të Romës si "Colosseo", "Fontana di Trevi", Vatican-in", etj.
Heineken sjell ndër vite surpriza për konsumatorët e tij. Vitin e kaluar solli në Tiranë, futbollistin e njohur David Trezeguet, ndërsa këtë vit kampionin e botës, Gianluca Zambrotta. Heineken, si sponsor zyrtar i UEFA Champions League do të vazhdojë të krijojë eksperienca unike për konsumatorët e tij edhe gjatë finales së UEFA Champions League në 26 Maj, në baret më të mira në Tiranë, duke ofruar surpriza dhe dhurata.
[gallery columns="1" size="full" ids="232230,232231,232232,232233,232234,232235"]