Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

FANTASTIKE nga Anglia! Armando BROJA rikthehet në fushë, SURPRIZON para Polonisë (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
FANTASTIKE nga Anglia! Armando BROJA rikthehet në fushë, SURPRIZON
Armando Broja duke u futur në lojë

Burnley barazoi sot 0-0 përballë Bournemouth në shtëpi. Në këtë sfidë ishin “sy e veshë” edhe Sylvinho me stafin e Kombëtares, për shkak të Armando Brojës.

Ky i fundit i ka surprizuar të gjithë jo vetëm me faktin që ishte në stol, por mori minuta. Në minutën e 88-të të sfidës, sulmuesi kuqezi mori vendin e Flemming, duke lënë pas dëmtimin.

Kështu, Broja është i gatshëm para Polonisë, duke gëzuar pamasë shqiptarët. Kujtojmë që Kombëtarja jonë do të përballet me polakët më 26 mars, teksa sulmuesi i Burnley pritet të jetë pjesë e listës.

Poll

Lexo gjithashtu