Barazimi i minutave të fundit në ndeshjen mes Interit dhe Atalantës me rezultatin 1-1, u ka prishur punë zikaltërve të trajnerit Chivu, hovi i të cilëve ndalet sërish pas humbjes në derbi.
Pio Esposito shënoi në pjesën e parë, por golit të tij iu kundërpërgjigj Krstovic në minutat e fundit të ndeshjes, duke i privuar kryesuesit nga fitorja.
Në këtë përballje, Berat Gjimshiti luajti për rreth 90 minuta duke bërë një paraqitje pozitive dhe ndihmoi të tijët për marrjen e një pike të çmuar në transfertë
Kështu, Inter i duhet të pres me "ankth" rezultatin e ndeshjes mes Milanit dhe Lazios të dielën, pasi kuqezinjtë kanë mundësinë të shkurtojnë diferencën në vetëm 4 pikë nëse mposhtin lacialët.
Goli i Pio Esposito (Inter 1-0 Atalanta)
Goli i Krstovic (Inter 1-1 Atalanta)
