Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mërgjyshi "zbërthen" Korabin, pret blerje nga elita

Shkruar nga NEWSPORT

Korabi ka nisur zyrtarisht përgatitjet për këtë sezon, ndërsa asnjë lojtar me potencial nuk është parë në stërvitje. Megjithatë, trajneri i ekipit dibran tregon planet dhe objektivat e merkatos dhe të sezonit. Në një intervistë të dhënë për "Super Sport", tekniku kryeqytetas flet për mënyrën sesi po bëhet organizimi i klubit dhe se ku do të përqendrohet merkato.

[caption id="attachment_18142" align="alignleft" width="300"]Moment nga stërvitja e djeshme e Korabit Moment nga stërvitja e djeshme e Korabit[/caption]

“Prej disa javësh kemi qenë në bisedime me drejtuesit e klubit për të marrë drejtimin e skuadrës dhe në momentin që mora garanci për sezonin e ri vendosa se ishte momenti I duhur për të bërë këtë hap. Kategoria Superiore nuk është e thjeshtë për një skuadër debutuese, por me mbështetjen e klubit besoj se mund të bëjmë gjëra pozitive në sezonin e ri duke mos qenë thjesht kalimtarë në këtë Kategori por duke luajtur dhe një rol protagonisti”, thotë fillimisht Mërgjyshi, i cili në karrierën e tij ka drejtuar Dinamon, Kastriotin, Besën dhe Apoloninë.

Më tej i pyetur për lojtarët e sezonit të shkuar, të cilët pretendojnë një vend në skuadër ai thotë: “Jemi duke shqyrtuar nga afër formën e të gjithë lojtarëve që kanë qenë pjesë e ekipit sezonin e kaluar. Në ditët në vazhdim do të vendosim dhe të ardhmen e tyre dhe besoj se firmosja e kontratave të reja do të jetë çështje ditësh”.

Sa i përket merkatos, thotë se te Korabi do t'iu besojnë lojtarëve vendës më shumë se atyre të huaj. “Unë e njoh mirë Kategorinë Superiore dhe besoj se një skuadre I nevojiten më shumë lojtarë që kanë eksperiencë në kampionatin shqiptar sesa futbollistë që vijnë nga jashtë, pasi futbolli te ne ka një specifikë të veçantë. Besoj se merkatoja jonë do të bazohet më shumë te tregu I brendshëm dhe lojtarë që kanë luajtur më parë në Superiore, por nuk përjashtoj dhe afrime të futbollistëve kosovar”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga