Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

U rizgjodh në krye të FSHF-së, Armand Duka: Ju premtoj se do të bëjmë maksimumin, uroj që së bashku të jemi pjesë e Kampionatit Botëror 2026

Shkruar nga NEWSPORT
U rizgjodh në krye të FSHF-së, Armand Duka: Ju premtoj se do
Armand Duka

Armand Duka është rizgjedhur në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit edhe për 4 vitet e ardhshme. Kështu do të vazhdojë të udhëheqë FSHF-në dhe gjithçka u vendos sot në ë Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme të FSHF, për vitin 2026.

Për kreun aktual të FSHF-së kishte 33 propozime dhe asnjë propozim për kandidatë të tjerë. Armand Duka ka plotësuar formularin dhe ka kaluar me sukses kontrollin e integritetit, duke u zyrtarizuar si president i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Kreu i FSHF-së kështu falenderoi të gjithë për votimin, ku 48 ishin të pranishëm dhe të githë votuan pro tij.

“Besoj kam folur mjaftueshëm, nuk do t’iu marr shumë kohë.

Dua t’iu falenderoj edhe njëher nga zemra për mbështetjen e sotme, për mbështetjen e vazhdueshmë që më keni dhënë mua dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. Për mua kjo nuk është thjshtë një votim, por përgjegjësi e  madhe, një vlerësim që më bën dhe më detyron të jem akoma më shumë i përkushtuar në shërbim tuaj dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Pa e zgjatur, iu premtoj që ne do të bëjmë maksimumin që FSHF dhe loja jonë, futbolli jonë dhe kampionati, ekipet kombëtare, zhvillimi i infrastrukturës dhe stabiliteti financiar i FSHFsë të jetë në nivelët maksimale.

Uroj që ne të gjithë bashkë të jemi pjesë e Kampionëtit Botëror 2026, suksese Sylvinhos dhe ekipit Kombëtar. Faleminderit edhe njëherë të gjithëve”, ka theksuar Duka.

Poll

Lexo gjithashtu