Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Rey Manaj SPEKTAKOLAR në Turqi, sulmuesi shqiptar shënon 2 gola në 4 minuta

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Rey Manaj SPEKTAKOLAR në Turqi, sulmuesi shqiptar shënon 2 gola
Rey Manaj

Rey Manaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Sivasspor po luan në shtëpi përballë Vanspor. Sfida e vlefshme për javën e 25-të të Ligës së Parë turke, është momentalisht 3-1.

Manaj ishte ai që shënoi 2 gola për të tijët deri në këtë moment. Si fillim lushnjari e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 28-të, ndërsa për të plotësuar dopietën mendoi 4 minuta më vonë.

Kujtojmë se lushnjari vendosi që të largohej nga Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe, për t’u rikthyer në Turqi të Sivasspor, pas vetëm 6 muajsh.

Goli i dytë i Rey Manaj (Sivasspor 3-1 Vanspor)

Poll

Lexo gjithashtu