Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

U transferua si futbollist i lirë, Raheem Sterling te Feyenoord fiton 10 herë më pak se te Chelsea

Shkruar nga NEWSPORT
U transferua si futbollist i lirë, Raheem Sterling te Feyenoord fiton 10
Raheem Sterling

Raheem Sterling disa ditë më parë u zyrtarizua te skuadra e Feyenoord, duke u bërë kështu futbollisti më i ri. 31-vjeçari u bashkua me klubin holandez si futbollist i lirë, pasi ndërpreu kontratën me Chelsean.

Një lëvizje kjo që nuk është bërë për para, pasi sipas faqes së specializuar për pagat e futbollistëve  “Capology”,  Sterling pritet të marrë një pagë bazë prej 22,742 funte në javë mbi 10 herë më pak se sa fitonte te Chelsea, ku thuhet se paguhej të paktën 300,000 funte në javë.

Ndërkohë Sterling ka marrë një kompensim të konsiderueshëm nga “Blutë” për ndërprerjen e kontratës 18 muaj para skadimit, gjë që e lejon lojtarin të mos ketë presion financiar gjatë fillimit të aventurës së tij në Eredivisie

Poll

Lexo gjithashtu