Elbasani ka vetëm një objektiv, ngjitjen në elitë. Takimi i radhës ndaj Pogradecit në transfertë ka ngjallur një interes të madh në radhët e verdhebluve. Tifogrupi “Tigrat Verdheblu” kanë nisur organizimin për të qenë sa më të shumtë në numër ndaj Pogradecit.
Klubi ka vendosur në dispozicion autobuzë falas për të gjithë tifozët që kërkojnë të jenë të pranishëm në këtë përballje. Harmonia që ka mbërthyer klubin pas takimit të parë ku ishin mbi 3 mijë të pranishëm, rikthejnë në memorje kohët e arta dhe sërisht synohet të përsëritet ai sukses. Biletat me çmim "Superlige" prej 500 lekësh nuk do të pengoj aspak elbasanasit për të qenë të shumtë në numër.