
Do të luhen ditën e sotme dy ndeshje të vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Dy ndeshje mjaft interesante me skuadra të Kategorisë së Para kundër skuadrave të Kategorisë së Dytë.
Elbasani do të luajë në transfertën e Lezhës, ku padyshim qëllim ka fitoren dhe shkon në këtë sfidë si favorite. Të besuarit e Nevil Dedes kërkojnë një fitore pa shpenzuar shumë energji, pasi përpara kanë ndeshje të rëndësishme të kampionatit.
Në krahun tjetër Flamurtari do të presë në shtëpi Luftëtarin. Edhe kuqezinjtë, ashtu si Elbasani janë favoritë për të fituar këtë ndeshje duke parë diferencat e mëdha midis dy ekipeve.
Të dy këto sfida do të startojnë në orën 13:00.
Poll