Të shkosh në stadiumet ku Kombëtarja shqiptare luan në transfertë, dëgjon histori nga më të ndryshmet. Sheh pranë teje tifozë që udhëtojnë qindra kilometra për të mbështetur kuqezinjtë, ka nga ata që nuk u ndahen asnjëherë kudo që luajnë. I tillë është edhe Valon Nura, i cili në ndeshjen Poloni – Shqipëri shpalosi banerin e veçantë me banorin e "Big Brother VIP Albania", Luiz Ejlli.
Në një intervistë ekskluzive për Newsport.al, Valon Nura tregon historinë e tij në mbështetje të Kombëtares shqiptarë, lidhjen e ngushtë me futbollistin Qazim Laçi ndërkohë që premton surpriza të tjera në Pragë, aty ku do të përballemi me Çekinë dhe sigurisht ai do të jetë në stadium.
“Fillimisht më lejoni t’ju prezantohem. Unë jam Valon Nura nga Gjakova me banim dhe punë në Pragë të Çekisë. Vij nga një familje patriotike gjakovare që kanë të mishëruar Kombëtaren Kuq e Zi dhe Flamurin i cili është i shenjtë për familjen time. E kam përcjellur Kombëtaren tonë në çdo cep dhe do të vazhdoj ta ndjek në çdo vend dhe në çdo situatë sepse një e kemi dhe s’kemi tjetër.”
Si ishte atmosfera në Varshavë?
-Atmosfera fillimisht ishte e përkryer, ishte kënaqesi të jemi sëbashku me gjithë vëllezërit e tifozërisë kuqezi. Ishim tejet të emocionuar sepse kemi shpresa të mëdha për këtë Kombëtare. Por pastaj situata eskaloi për shkak të sjelljes të paarayeshme të policisë në hyrje të stadiumit.
Bëtë shumë jehone me banerin e Luizit. Pse zgjodhët të përdornit atë?
-Mendova ta përdorë atë baner që t’i kemi gjithë banorët me vete në Poloni për të mbështetur Kombëtaren kuqezi pasi nuk kishin mundësi të ishin në stadium.
Si ishte reagimi i tifozëve të tjerë kur panë banerin e Luizit?
-Reagimi i tifozëve kur panë banerin e Luizit ishte supriza më e madhe dhe krijoi atmosferë të bukur. Une këtë dëshirë kisha, sesi t’ju plotësoj dëshirën atyre banorve të Big Brother të jenë afër Kombëtares në Poloni. Kisha dëshirë edhe të përshëndes shtëpinë më të madhe shqipetare dhe Luizit me që është shkodran dhe ne gjakovarët kemi shumë respekt për ta.
[caption id="attachment_686370" align="alignnone" width="211"] Tifozi Valon Nura me banerin per Luiz Ejllin[/caption]
Keni rezervuar ndonjë surprizë tjetër për Kombëtaren në ndeshjen me Çekinë?
-Në Çeki kam rezervuar një tjetër surprizë, po pres vetëm ndeshjen. Nëse më lejohet dua të përshëndes Qazim Laçin pasi kam respekt të madh për të. E ndjek në çdo ndeshje këtu në Pragë, jemi takuar nga afër dhe më ka dhuruar edhe fanellën.
Kujtoj një moment kur Kombëtarja luajti këtu në Pragë me Çekinë dhe unë iu futa në hotel ku takova të gjithë lojtarët, ndjesi e bukur.
[caption id="attachment_686371" align="alignnone" width="225"] Valon Nura me futbollistin e Kombetares, Qazim Laçi[/caption]
[caption id="attachment_686372" align="alignnone" width="225"] Valon Nura me fanellen e dhuruar nga Qazim Laci[/caption]
Prej sa vitesh e ndiqni Kombëtaren?
-Kombetaren e ndjek për shumë gjatë, me vite edhe pse jetoj në Çeki, gjithmonë shkoj e i ndjek ndeshjet sa herë luan. E kam ndjekur prej vitesh dhe kam respekt të madh për lojtarë si Besnik Hasi, Lorik Cana dhe Igli Tare. Kur kanë lujtur me Shqipërinë, i kam ndjekur dhe i kam takuar nga afër.
Cili është momenti më i bukur që mbani mend nga ndeshjet e Kombëtares?
Momenti më i bukur ishte ndeshja me Greqin kur fituam me kampionin e Europës por një ndeshje tjetër që më ka lënë gjurmë ishte Shqipëri – Rusi në Shkodër kur pas ndeshjes e kam dëgjuar kometatorin të thoshte: “Shqipëria me recetë gjermane bombardon Rusinë”, ishte Hans-Peter Briegel trajner asokohe.
A keni besim te ky ekip për të arritur Europianin 2024?
-Besim te Kombëtarja kam shumë. Mendoj që supriza më e madhe do jetë këtu në Çeki. Duhet të fitojmë dhe duhet të shkojmë në Europianin 2024.
Do t’ju shohim në ndeshje të tjera të kuqezinjve?
-Kombëtaren do e mbështes në çdo cep të botës. Është Kombetarja më e bukur në botë./Gledi FEJZA/