
Laçi-Teuta është një nga takimet e rëndësishme të ditës së sotme, me sfidën që nis në orën 13:00 dhe do të luhet në stadiumin e Laçit.
Një takim kur kurbinasit kërkojnë 3 pikët, për të shpresuar tek ndalesa e kundërshtarë për t’u afruar me europën. Durrsakët nga ana tjetër duan fitoren për të dalë nga zona e ftohtë.
Duke parë rëndësinë e kësaj ndeshje FSHF ka vendosur edhe për “bilbilat” që do të ndajnë drejtësi në stadiumin “Partizani”. “Newsport.al” mëson ekskluzivisht se sektori i garave në FSHF i ka bësuar këtë takim Kridens Metës, teksa ndihmës të tij janë Arbër Zalla dhe Rejdi Zajimi. Arbitër i 4-të do të jetë Daniel Vrapi, ndërsa VAR-i i është besuar Juxhin Xhajës dhe në AVAR do të jetë Albert Doda.
Skuadra e arbitrave:
Arbitër kryesor: Kridens Meta
Asistent 1: Arber Zalla
Asistent 2: Rejdi Zajimi
Arbitër i 4: Daniel Vrapi
VAR: Juxhin Xhaja
AVAR: Albert Doda