Renato Malota do të luajë për herë të katërt në Europë me Kukësin. Është një nga lojtarët që ka shkruar historinë me verilindorët, ndërsa këtë vit do të jetë kapiten i skuadrës. Ai ndjen përgjegjësi për fanellën që mban mbi supe dhe kërkon vëmendje maksimale ndaj Rudarit. I intervistuar nga “neësport.al”, Malota bën “skanimin” e kundërshtarit të parë në raundit të parë eliminator të Europa League, duke kërkuar patjetër kualifikimin.
-Luani ndaj një skuadre me nivel ballkanik, si i parashikoni?
Normalisht nuk ka ndeshje të lehta në Europë. Janë kundërshtar për tu respeketuar. I kemi studiuar nëpërmjet DVD-ve. Janë mirë fizikisht dhe taktikisht. Por, ne i dimë kapacitetet tona dhe do të bëjmë më të mirën që të marrim rezultat të mirë nesër. Kam bindjen që me kapacitetet që ekipi jonë ka do e kalojmë me sukses.
[caption id="attachment_11080" align="alignleft" width="300"] Renato Malota gjatë ndeshjes Kukësi - Legia e vitit të shkuar në raundin e tretë të Europa League[/caption]
-Cili është motivimi që iu kanë dhënë për këtë ndeshje?
Në ndeshjet e Europës vjen motivimi vetvetiu. Çdo lojtar mendon të japë më të mirën të tregojë vlerat, ngaqë ndeshjet shihen nga të gjithë. Gjithsecili do të japë maksimumin për të bërë paraqitje bindëse.
-Pas Rudarit ju pret Austria e Vienës, trembeni?
E kemi mendjen te Rudari, është ndeshje shumë e fortë. Të gjithë e dimë që Austria është shumë i madh, ekip me buxhet mbi 30 milion euro.
-Çfarë pret nga shokët e skuadrës?
Si kapiten pres që të gjithë të japin maksimumin. Të mos dorëzohemi në asnjë moment. Të lëmë shpirtin në fushë. Të arrijmë objektivin, kalimin e turit.
-Mungojnë tifozët, çdo të thotë kjo për ju?
Tifozat na kanë mbështetur shumë në Europë dhe mungesa e tyre do ndjehet shumë, por ne do të bëjmë më të mirën që ti kënaqim. jemi të vetëdijshëm.
-Mesazhi i fundit i Malotës për tifozët dhe skuadrën...
Nesër do të jetë ndeshja jonë.