Situata e krijuar nga Coronavirusi ka paralizuar gjithë botën, ndërsa ka krijuar edhe një mjegull për të ardhmen e Jasir Asanit. Mirëpo për sulmuesin 24-vjeçar nuk është kështur. Në një intervistë të dhënë për Newsport.al ai tregon se do të vijojë të qëndrojë në Suedi ose ndonjë ligë tjetër europiane.
Mundësitë për t’u rikthyer te Partizani janë të pakta. Edhe
pse është huazuar nga kampionët te skuadra e AIK, mëngjërashi është i bindur për
të ardhmen e tij. E thotë hapur që drejtuesit suedezë janë të kënaqur dhe muajin
e ardhshëm do të nisin bisedimet për të vendosur përfundimisht për të.
- Jasir, si është situata në Suedi?
Këtu, ndryshe nga vendet e tjera të Europës, çdo gjë është normale. Njerëzit
lejohen të dalin jashtë. Të gjithë lokalet janë të hapura. Çdo gjë vijon si në
jetën normale.
- Ke zgjedhur të stërvitesh
individualisht. Si po shkon përgatitja?
Po stërvitem çdo ditë në mënyrë individuale që të ruaj formën e mirë që kisha
para pandemisë. Duke shpresuar dhe lutur në Zot, uroj që ky virus të kalojë sa
më shpejt në mënyrë që të rinisë edhe futbolli.
- Kjo situatë duket
se iu ka prishur shumë punë. A ekziston mundësia të riktheheni në Shqipëri?
S’besoj se ka prishur shumë punë sepse kam bërë shumë mirë me skuadrën.
Kemi pasur një ecuri pozitive. Nga bisedat me menaxherin tim, më është thënë që
drejtuesit e AIK janë të kënaqur. Muajin e ardhshëm do të nisim bisedimet me AIK
për të ardhmen time.
- Çfarë iu ka thënë
menaxheri?
Me menaxherin flas çdo ditë. Më ka komunikuar që duhet të rri i qetë, të
mos panikohem as për situatën, por edhe për të ardhmen. Unë po bëj punën time
dhe çdo gjë ia kam lënë në dorë menaxherit. Kam shumë besim te ai.
- Po me drejtuesit e
Partizanit keni biseduar?
Sigurisht që po. Edhe ata janë shumë të kënaqur nga unë sepse kam bërë shumë
mirë këtu. Kam shënuar gola duke ndihmuar skuadrën. Në këtë “aventurë” të re në
karrierën time s’mund të lë pa përmendur edhe presidentin Gaz Demi, i cili më
ka ndihmuar shumë. S’do e harroj asnjëherë të mirën që ka bërë për mua, por
edhe për të tjerët. S’e heq kurrë vëmendjen nga Partizani. Jam i lumtur që i
ndihmova dhe rikthyem titullin pas 26 vitesh.
- Më mirë titullin Partizani dhe Jasiri
të kthehet në Shqipëri apo Jasiri të qëndrojë në Europë dhe titulli te Tirana?
(Qesh) Unë mendoj që të fillojë kampionati shqiptar sepse ka shumë pikë
ende. Matematika e mban në lojë Partizanin. Shpresoj të nisë sa më shpejt dhe të
gjithë së bashku ta kalojmë këtë situatë të vështirë. /Retin TOKA/