
Ditën e sotme do të zhvillohen dy takimet të javës së 21-të të Abissnet Superiore. Në Laç do të luhet dueli mes Laçit dhe Egnatias, takim që do të nisë në orën 13:00. Po në të njëjtën orë do të startojë edhe përballja mes Kukësit dhe Kastriotit që do të luhet në “Kukëës Arena”
Takime mjaft të rëndësishme për objektivat e skuadrave, ku luhet për Europën dhe mbijetesën. Në të tilla kushte edhe FSHF-ja ka vlerësuar maksimalisht, ndërs ka vendosur edh arbitrat që do të ndajnë drejtësi në Laç dhe Kukës.
“Newsport.al” ka mësuar ekskluzivisht edhe emrat e gjyqtarëve të caktuar për këto dy takime.
Arbitrat e ndeshjeve të sotme:
Kukësi-Kastrioti
Arbitër kryesor: Olsid Ferataj (Patos)
Asistent 1: Nuri Rrapaj (Patos)
Asistent 2: Tauland Kasa (Vlorë)
Arbiter i 4: Laver Alla (Lushnje)
Var: Kreshnik Cjapi (Fier)
Avar: Klodjan Prenga(Laç)
Laçi-Egnatia
Arbitër kryesor: Florjan Lata (Durrës)
Asistent 1: Gerald Cenolli (Korçë)
Asistent 2: Xhuljo Mani (Tiranë)
Arbiter i 4: Erjon Bastari (Tiranë)
Var: Indrit Myrtja (Shkodër)
Avar: Albert Doda (Tiranë)