
Agon Mucolli dhe Arbnor Mucolli janë dy futbollistët që do t'i bashkohen në janar përfaqësueses së Shpresave të Alban Bushit.
Newsport.al ka mësuar ekskluzivisht se ish-mesfushori i Partizanit, Ylber Ramadani është bërë ndërmjetës që dy futbllistët e lartpërmendur të heqin dorë nga kombëtarja e Danimarkës, për kuqezinjtë tanë. Agoni është 19-vjeç dhe luan si mesfushor. Edhe Arbnori ka të njëjtin rol dhe është 18-vjeç.
Para disa ditësh, trajneri Bushi deklaroi në konferencë për shtyp se dy futbollistë të talentuar mund t'i bashkohen kombëtares shqiptare.
Bëhet e ditur për newsport.al që vëzhguesit e FSHF-së prej një viti po punonin për të sjellë te kuqezinjtë vëllezërit Mucolli dhe në janar ata do të jenë gati për të debutuar. Pritet të bëhet gati dokumentacioni i nevojshëm, që gjithçka të kurorëzohet me sukses.
Si Agoni, ashtu edhe Arbnori luajnë në skuadrën e Veljes në Danimarkë, ekip me të cilin aktivizohet edhe Ylber Ramadani. Duhet theksuar që falë punës së palodhshme të vëzhguesve të FSHF-së, është rritur ndjeshëm cilësia e lojtarëve që ka në ekipin tonë të Shpresave.
[gallery columns="2" size="full" ids="155315,155316"]