Ernest Muçi është një lider tashmë te Trabzonspor. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare me golat dhe asistet e tij ka arritur të ndihmojë skuadrën turke të marrë rezultate pozitive.
Por ndikimi i ish-it të Tiranës te ekipi turk është i “frikshëm”. Muçi edhe nuk ia del të shënojë sërish është pjesë e formacionit më të mirë të javësh.
Në sfidën e fundit që Trabzonspor arriti të fitojë 3-1 ndaj Karagumruk, sulmuesi nuk ia doli të gjejë rrugën e rrjetës, por paraqitja e tij në fushën e lojës ishte tjetër nivel. Gjë e cila padiskutim ka rënë në “syrin” e SofaScore. Gjithashtu është vlerësuar edhe me notën 7.6.
Vlen të theksohet se Muçi ka arritur të shënojë 10 gola në Superligën turke, teksa ka luajtur në 24 ndeshje. Jo vetëm kaq, por ka dhënë edhe 4 asiste.
