Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

VIDEO/ Dikur shkëlqente me Ilir Dajën, mesfushori shqiptar shënon GOL në Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dikur shkëlqente me Ilir Dajën, mesfushori shqiptar shënon
Lindon Emërllahu (majtas)

Lindon Emërllahu është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Polissya po luan në transfertë përballë LnZ Cherkasy. Sfida e vlefshme për javën e 18-të të Premier League ukrainese, është 0-2 momentalisht.

Ishte pikërisht mesfushori i Kosovës, ai që shënoi golin e dytë për të tijët. Në minutën e 33-të të sfidës, Emërllahu i dha siguri të tijëve, duke tundur rrjetën e kundërshtarit.

Kujtojmë se në të shkuarën, mesfushori ka luajtur në Superligën e Kosovës. Ai është shpallur kampion me Ballkanin në kohën kur ekipin nga Suhareka e drejtonte trajneri Ilir Daja.

Poll

Lexo gjithashtu